Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Nga D V
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 qershor, Zhurnal.mk – Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 14 qershor 2026, rreth orës 12:40, kur një shofer mashkull kosovar, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka shkaktuar aksidentin.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar pasagjerja, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në këtë aksident ka mbetur i lënduar edhe drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër