Aksidenti në Radishan, Prokuroria kërkon masa kujdesi ndaj personit të tretë

Nga Xh M
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 gusht Zhurnal.mk – Rastin e personit të tretë të përfshirë në aksidentin tragjik në Radishan, në të cilin humbi jetën 19 vjeçari, Prokuroria Themelore Publike po e udhëheq me procedurë të shkurtuar. Prokuroria thotë se 46 vjeçari nga Haraçina ishte pjesmarrës në aksident dhe u largua nga vendi i ngjarjes pa u ofruar ndihmë të lënduarëve, ndërsa sqarojnë gjithë momentin e ngjarjes.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari duke vozitur me automjetin e tij “Seat Altea” në rrugën “Radishan”, në kryqëzimin me rrugën “18”, në të cilën trafiku nuk është i rregulluar me shenja, ka kthyer në të majtë, pa i lëshuar automjetet që vinin nga drejtimi i kundërt.

“Në këtë mënyrë ai ia preu rrugën motoçikletës ‘Kavasaki’, që po bllokonte drejtimin e lëvizjes në anën e kundërt të kryqëzimit. Për të ju shmangur goditjes së drejtëpërdrejtë me veturën, motoçiklisti ka kthyer majtas, duke kaluar në korsinë e destinuar për automjetet që kanë lëvizur në drejtim të kundërt”.

Por, shtojnë nga Prokuroria, aty motori me pjesën e përparme e ka goditur drejtëpërdrejtë automjetin ‘Alfa Romeo’, e cila vinte nga ana e kundërt.

“Përshkak të fuqisë së goditjes, motoçiklisti Nikolla Makraçevski u rrëzua dhe ra në rrugë dhe mori lëndimë të rënda trupore, prej çka dhe ndërroi jetë, ndërsa lëndime më të lehta mori shoferi i automjetit ‘Alfa Romeo’.I dyshuari, në vend që të ju jap ndihmë të lënduarëve, pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes”.

Më tej njoftojnë se qëllim sigurimin e personit gjatë procedurës, prokurori publik ka propozuar që të dyshuarit t’i caktohen masa kujdesi-ndalesë për tu larguar nga vendi ku jeton, obligim për tu paraqitur në gjykatë dhe marrje e përkohshme e dokumentit të udhëtimit si dhe marrjen e patent shoferit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër