Aksidenti tragjik në Vorë, humb jetën gazetari Xhesjon Zogu

Nga D V
919 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 2 shtator, Zhurnal.mk – Ka humbur jetën në një aksident tragjik mëngjesin e së mërkurës gazetari Xhesjon Zogu, 26 vjeç.

Aksidenti u shënua në aksin Vorë-Fushë Krujë, ku dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’.

Përplasja ka ndodhur pasi një automjet tip “Benz”, që po udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar.

Në momentin e manovrës, “Benz”-i është përplasur me një automjet tip “Land Rover”, i cili lëvizte në drejtim të kundërt, nga veriu drejt jugut.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 26-vjeçari humbi jetën në vend ndërsa edhe drejtuesi i mjetit tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë. /Euronews.al/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër