Drejtori ekzekutiv i kompanisë Palantir, Alex Karp, beson se tregu i punës në të ardhmen do të favorizojë kryesisht dy kategori njerëzish: ata që kanë aftësi profesionale praktike dhe personat me mënyra alternative të të menduarit, të njohur si neurodivergjentë.
Sipas Karp, Al do të ndikojë veçanërisht në vendet e punës në sektorin administrativ dhe atë të zyrave, ndërsa profesionet teknike si elektricistët dhe hidraulikët do të vazhdojnë të jenë shumë të kërkuara.
Zgjerimi i qendrave të të dhënave për Al po krijon gjithnjë e më shumë nevojë për punëtorë të specializuar në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës fizike.
Karp beson gjithashtu se personat neurodivergjentë mund të kenë përparësi, pasi shpesh i qasen problemeve në mënyra të ndryshme nga të tjerët.
Madje, Palantir ka krijuar edhe një program të veçantë, të quajtur Neurodivergent Fellowship, i cili ofron paga vjetore nga 110 mijë deri në 200 mijë dollarë.
Parashikimi i Karp ngre një pyetje gjithnjë e më të rëndësishme: cilat aftësi njerëzore do të vazhdojnë të kenë vlerë në tregun e punës, në një kohë kur Al po bëhet gjithnjë e më e aftë të kryejë detyra intelektuale?
