Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë rezulton i rremë, policia nis hetimet

Nga D. V.
1,135 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 qershor, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka rezultuar e pavërtetë, pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente.

Fillimisht, rreth orës 08:00, policia kishte pranuar një informatë për një mjet shpërthyes në këtë lokacion, me ç’rast janë ndërmarrë masa të menjëhershme sigurie dhe është bërë evakuimi i qytetarëve në një perimetër të caktuar.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka bërë të ditur Enis Pllana për Telegrafin.

Në njoftimin shtesë, Pllana ka konfirmuar se pas kontrollit të detajuar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë”, thuhet në sqarim.

Ndërkohë, hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit, i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër