“Albania Open” në parashutë, Rama: Vlora trampolinë për promovimin e Shqipërisë

Nga D. V.
409 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 maj Zhurnal.mk – Në Vlorë u zhvillua edicioni i 27-të ndërkombëtar i sporteve ajrore “Albania Open – PGA Grand Prix”, një garë prestigjioze e hedhjes me parashutë, ku morën pjesë rreth 98 pilotë nga 20 shtete të botës.

Ky spektakël fluturimesh i organizuar në trampolinën e re pranë bajpasit të Vlorës ka sjellë emocione të veçanta për qytetarët dhe turistët e shumtë që ndoqën këtë garë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo garë.

“Energji spektakolare në “27th Albania Open PGA Grand Prix”, ku 98 pilotët më të mirë të qiejve nga mbi 20 shtete të botës, në trampolinën e re te bajpasi i Vlorës, sollën emocione të veçanta”, shkruan Rama.

Qindra vizitorë mbërritën në Vlorë për të ndjekur garën, duke gjallëruar qytetin në prag të sezonit veror, por në të njëjtë kohë edhe duke i dhënë një shtysë të fortë hotelerisë dhe gastronomisë lokale.

Turneu ndërkombëtar i sporteve ajrore “Albania Open – PGA Grand Prix”, i kthyer tashmë në traditë për aeronautikën shqiptare, zgjati katër ditë dhe kulmoi me mbrëmjen gala ku u ndanë çmimet për fituesit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër