Pekin, 14 maj Zhurnal.mk – SHBA dhe Kina duhet të jenë partnerë dhe jo rivalë, i tha presidenti kinez, Xi Jinping homologut të tij amerikan Donald Trump, ndërsa e priti në Sallën e Madhe të Popullit.
Xi i tha gjithashtu Trump se ishte “i lumtur për vizitën në një kohë kur bota është në një udhëkryq”.
Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi “marrëdhënien fantastike” që ka me presidentin kinez, Xi Jinping gjatë fjalës hapëse të takimit dypalësh dhe tha se ka “respekt të madh” për Xi dhe Kinën, duke e lavdëruar atë si një “lider të shkëlqyer”.
Trump i tha Xi se takimi ishte “një nder si pak të tjerë që kam pasur ndonjëherë” dhe “ne do të kemi një të ardhme fantastike së bashku”.
Presidenti Xi dhe Trump diskutuan situatën në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe Gadishullin Korean gjatë samitit të tyre në Pekin.
“Dy udhëheqësit shkëmbyen pikëpamje mbi çështjet kryesore ndërkombëtare dhe rajonale, duke përfshirë situatën në Lindjen e Mesme, krizën në Ukrainë dhe Gadishullin Korean”, tha ministria, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Xi Jinping e paralajmëroi Trumpin se Shtetet e Bashkuara dhe Kina mund të “bien në konflikt” nëse çështja e Tajvanit trajtohet gabimisht.
”Shtetet e Bashkuara kanë shprehur “mbështetje të qartë dhe të vendosur për Tajvanin”, u tha gazetarëve zëdhënësja e qeverisë tajvaneze Michelle Lee, siç raportohet nga mediet tajvaneze.
“Pala amerikane ka përsëritur vazhdimisht mbështetjen e saj të qartë dhe të vendosur për Tajvanin”, tha Lee.
