Ali Ahmeti dënon deklaratën e ministres serbe: Ideologjitë e urrejtjes përfundojnë në bankën e historisë

Nga I.A
980 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së një ministreje të Serbisë, e cila kishte thënë se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998. Ahmeti e cilësoi këtë deklaratë si tronditëse, çnjerëzore dhe të papranueshme, duke theksuar se ajo përbën jo vetëm fyerje për viktimat e luftës, por edhe pasqyrim të një mentaliteti të frymëzuar nga politikat kriminale të regjimit të Millosheviqit.

Sipas tij, të flasësh sot për spastrim etnik si alternativë politike, pas krimeve, masakrave dhe varrezave masive të dokumentuara në Kosovë, është dëshmi e një mendësie të rrezikshme dhe në kundërshtim me vlerat njerëzore, demokratike dhe evropiane. Ahmeti theksoi se mohimi ose glorifikimi i politikave gjenocidale nuk mund të ketë vend në shekullin XXI.

Në reagimin e tij, Ahmeti nënvizoi se historia tashmë e ka dhënë përgjigjen ndaj kësaj ideologjie. Ai rikujtoi se përballë politikave kriminale u ngrit rezistenca e popullit të Kosovës, e cila u kurorëzua me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shtuar se liria dhe e drejta triumfojnë gjithmonë mbi ideologjitë e urrejtjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër