Ali Ahmeti merr pjesë në pritjet për ditët nacionale të Suedisë dhe Italisë

Nga R.ZH
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në pritjet e organizuara me rastin e ditëve nacionale të Mbretëria e Suedisë dhe Republika e Italisë, vende mike dhe partnere të Republika e Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian.

Sipas njoftimit nga kabineti i Ahmetit, pjesëmarrja në këto aktivitete u realizua me ftesë të ambasadorëve Ola Solström dhe Paolo Palminteri.

Me këtë rast, Ahmeti përcolli urimet e tij për qytetarët e Suedisë dhe Italisë, duke vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet vendeve dhe mbështetjen që këto dy shtete i kanë ofruar Maqedonisë së Veriut ndër vite.

Në njoftim thuhet se ai shprehu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Suedisë dhe Italisë në proceset demokratike, zhvillimore dhe integruese të vendit, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me shtetet evropiane në avancimin e reformave dhe përmbushjen e synimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër