Ali Ahmeti merr pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit Sahit Jashari: Lavdi jetës dhe veprës së tij

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Skenderaj, 12 qershor Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të bashkëluftëtarit të tij, Sahit Jashari, duke shprehur dhimbjen dhe respektin për kontributin e tij në luftën për liri.

Në një mesazh ngushëllimi, Ahmeti theksoi se Sahit Jashari i përkiste brezit të burrave që iu përgjigjën thirrjes së atdheut në periudhat më të vështira, duke dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e Kosovës.

“Me pikëllim të thellë mora pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit tim, Sahit Jashari. Sahiti i përkiste brezit të burrave që iu përgjigjën thirrjes së lirisë në kohët më të vështira, duke dhënë kontribut të çmuar për çlirimin e Kosovës”, shkroi Ahmeti.

Ai u shprehu ngushëllime të sinqerta familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe miqve të të ndjerit, duke nderuar kujtimin dhe veprën e tij.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për Sahit Jasharin! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Lavdi!”, përfundoi Ahmeti në mesazhin e tij.

artikuj të ndërlidhura