Andonovski dhe Rokas në prezantimin e reformave të realizuara për sigurinë kibernetike

Nga D. V.
444 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shkurt – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, dhe euro-ambasadori Mihalis Rokas sot do të mbajnë fjalim në ngjarjen përmbyllëse të projektit “Mbështetja e BE-së për zhvillimin e kapaciteteve për siguri kibernetike në Maqedoninë e Veriut”.

Në ngjarjen, e cila do të mbahet në Ministrinë e Transformimit Digjital, do të prezantohen reformat e realizuara në fushën e sigurisë kibernetike, do të theksohet mbështetja e Bashkimi Evropian dhe do të prezantohen drejtimet e ardhshme të bashkëpunimit, duke përfshirë edhe kontributin e programit “Cyber Balkans”.

Projekti realizohet në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në vend dhe me e-Governance Academy (eGA), në kuadër të programit të BE-së “Cyber Balkans”.

Pas fjalimeve hyrëse, ministri Stefan Andonovski dhe euro-ambasadori Mihalis Rokas do të bëjnë inspektim të përgatitjeve të MKD GOV SСIRT. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër