Arben Fetai merr mandatin për negociata në VLEN, miratohet koncepti “Aleanca e Re”

Nga Xh M
576 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shkurt – Strukturat e ASH-së brenda koalicionit VLEN, përfshirë Këshillin Koordinues, koordinatorët e degëve, funksionarët dhe mandatarët e zgjedhur, mbajtën sot mbledhjen për Kuvend themelues, ku në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike në vend dhe nevoja për riorganizim strategjik.

Gjatë mbledhjes u theksua domosdoshmëria e avancimit të veprimit politik, me qëllim forcimin dhe konsolidimin e përfaqësimit efektiv të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në këtë drejtim, Kuvendi miratoi konceptin “Aleanca e Re”, i cilësuar si hap strategjik drejt një strukturimi më të fuqishëm dhe më të unifikuar politik, raporton zyrtare.net.

Në kuadër të riorganizimit të brendshëm, u vendos:

Pezullimi i menjëhershëm i funksionimit të të gjitha organeve aktuale deri në një vendim të ri;
Shpallja e një moratoriumi të përkohshëm për të gjitha aktivitetet partiake.

Me shumicë votash, Kuvendi autorizoi kryetarin Arben Fetai që të zhvillojë negociatat e mëtejshme në kuadër të lidershipit të VLEN-it, me synim themelimin e VLEN-it si parti politike, në përputhje me vlerat dhe parimet e dakorduara deri më tani.

Vendimet e marra pritet të ndikojnë në rikonfigurimin e skenës politike shqiptare në vend, ndërsa negociatat e ardhshme do të përcaktojnë drejtimin e ri organizativ dhe politik të koalicionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër