Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, sekuestrohet kokainë, kanabis e para – Policia publikon pamje

Nga D. V.
1,069 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Policia e Shtetit ka arrestuar arrestuarin 5-vjeçarin, E.T, banues në Tiranë, të cilët iu gjenden kokainë, kanabis e para.

Policia ka sekuestruar 833 gramë lëndë narkotike Kokainë dhe 576 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa

“Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Policia e Tiranës, me fokus identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që individualisht ose në grupe, janë përfshirë në sigurimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të kryeqytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar ‘Implikimi’.

Gjatë operacionit u ndalua në afërsi të një njësie pushimi, në fshatin Bërzhitë, dhe u vu në pranga shtetasi E. T., 35 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, atij iu gjetën 833 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 576 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 930 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Lëndët dhe paratë u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin e të arrestuarit.

Nga hetimet dyshohet se ai i kishte siguruar lëndët narkotike, me qëllim shitjen në sasi të konsiderueshme, kryesisht në zonën ku u kap dhe në Qytet Studenti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër