ASH: Tetë të vdekur nga Ethet e Nilit Perëndimor në 1.8 milionë banor

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 shtator, Zhurnal.mk – Aleanca për Shqiptarët, në një postim në Facebook thanë se: Për fat të keq në vendin tonë janë regjistruar 8 të vdekur dhe 58 të infektuar nga Ethet e Nilit Perëndimor dhe institucionet reaguan vetëm kur tanimë ishte tepër vonë.

Janë shifrat ato që flasin vetë. Nga 2011 deri më 2025 janë regjistruar mbi 54 raste gjithsej. Vetëm këtë verë si pasojë e neglizhencës së institucioneve është tejkaluar kjo shifër e 15
viteve me 58 të infektuar dhe tetë jetë të humbura.

Kur një sezon i vetëm tejkalon 15 vite së bashku, nuk mund të flitet më për fatkeqësi natyrore, por këtu qartazi kemi të bëjmë me dështim institucional. Virusi i Nilit Perëndimor nuk është surprizë, nuk ishte i paparashikueshëm për këtë qeveri, ai qarkullon prej vitesh, ku dihet tanimë se rreziku maksimal është në muajt në Korrik, Gusht, Shtator dhe mbrojtja e vetme e mundshme është shkatërrimi i vatrave të mushkonjave që në pranverë.

E megjithatë, edhe përkundër këtyre informacioneve dezinfektimi ajror në Shkup u bë më 20-21 gusht pasiqë ishte shpallur epidemia,dhe pasiqë kishte të vdekur tanimë, dhe pasiqë pesë të tjerë ishin lidhur në respirator. Vetëm kjo situatë e krijuar nuk mund të quhet menaxhim i krizës por dështim total, dhe këtë e dëshmojnë shifrat , numri i të vdekurve dhe të infektuarve që është alarmant.

Vetëm sa për krahasim Romania ka rreth 19 milionë banorë. Maqedonia e Veriut rreth 1.8 milionë.Romania raporton 58 raste me Ethet e Nilit Perëndimor dhe 3 viktima.

Maqedonia e Veriut, me mbi dhjetë herë më pak banorë, ka 58 raste dhe tashmë 8 viktima.Kjo do të thotë rreth 3 raste për një milion banorë në Romani, ndërsa tek ne mbi 30.Edhe më alarmante, Romania ka rreth 0.16 viktima për një milion banorë, ndërsa Maqedonia e Veriut rreth 3.8.Mbi 24 herë më shumë viktima për kokë banori!Këto shifra nuk mund të kalojnë me deklarata dhe konferenca për shtyp duke u arsyetuar dhe justifikuar situatën e krijuar.

Kush dështoi në parandalim? Kush ishte përgjegjës për dezinsektimin? Kush duhej të reagojë më herët? Kush do të mbajë përgjegjësi politike dhe profesionale?Tetë qytetarë kanë humbur jetën.Koha është për përgjegjësi konkrete, dorëheqje dhe shkarkime të atyre që kanë dështuar në menaxhimin e situatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër