Shasivari: Pavarësia na bashkon, e ardhmja na obligon

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në pritjen e organizuar nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë.

Shasivari porositi se shënimi i Ditës së Pavarësisë është mundësi për të kujtuar rrugën që ka kaluar shteti, por edhe përgjegjësinë ndaj së ardhmes. “Pavarësia na bashkon, e ardhmja na obligon”, porositi ministri.

Ai theksoi se forcimi i sundimit të ligjit, pavarësia e institucioneve dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve mbeten kyçe për ndërtimin e një shoqërie stabile dhe të drejtë.

Sipas Shasivarit, 8 Shtatori është ditë kur festohet liria për të përcaktuar vetë të ardhmen, por edhe kujtesë se çdo gjeneratë ka obligim ta bëjë shtetin më të fortë, më të drejtë dhe më të mirë për gjeneratat e ardhshme.

Ai bëri thirrje për ruajtjen e themeleve të pavarësisë dhe krijimin e institucioneve në të cilat qytetarët do të kenë besim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër