Avokati i Popullit: Zhbllokohen pagat e prapambetura për policët e burgjeve

Nga D. V.
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 27 prill Zhurnal.mk – Avokati i Popullit njoftoi sot se ka zgjidhur një çështje të prapambetur lidhur me pagesat e punonjësve të burgjeve në burgun e Reçit.

Në njoftim, thuhet se policët që mbanin gradën “Inspektor” po shpërbleheshin ende si “Nëninspektor”.

“Gjithçka nisi nga një ankesë e drejtpërdrejtë që punonjësit e Burgut të Reçit i bënë ekipit tonë gjatë një inspektimi në këtë burg. Policët që përballeshin çdo ditë me tension, izolim dhe përgjegjësi të lartë protestuan për një pagesë shtesë sipas ndryshimeve ligjore, por eprorët ju përgjigjën: “Ju takon, por nuk ka fonde”, thuhet në njoftim.

Avokati i Popullit njoftoi se pas një beteje shkresash me ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Financave, jo vetëm për ata në Reç, por për të gjithë punonjësit e Policisë së Burgjeve në Shqipëri, pagesat e prapambetura u lëvruan dhe grada u njoh financiarisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër