Azizi: Shqipja nuk preket, Kuvendi respekton plotësisht ligjin për përdorimin e gjuhëve

Nga B.M
455 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 prill, Zhurnal.mk – Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, deklaroi se përdorimi i gjuhës shqipe në institucionin legjislativ të vendit nuk është i rrezikuar dhe se respektohet në përputhje të plotë me ligjin në fuqi.

Sipas tij, të gjitha aktet e miratuara nga Kuvendi gjatë vitit të kaluar janë në harmoni me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Shqipja nuk preket, këtë e garantojmë ne. Kuvendi 100% e respekton shqipen. 100% të akteve të miratuara gjatë vitit të kaluar janë në pajtim me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Këtë e dëshmojnë të dhënat nga raporti i publikuar në Gazetën Zyrtare për vitin 2025”, deklaroi Azizi, përcjell Zhurnal.mk.

Ai gjithashtu akuzoi opozitën shqiptare për, siç u shpreh, manipulim të vazhdueshëm me çështjen e gjuhës shqipe për qëllime politike.

“Askush më shumë se deputetët e opozitës shqiptare nuk ka manipuluar me temën e gjuhës shqipe. Ata që vetëm para kamerave shiten si mbrojtës të shqipes, gjatë ditës flasin maqedonisht”, shtoi Azizi.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur çështja e përdorimit të gjuhës shqipe vazhdon të jetë temë e debatit politik në vend.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër