Janevska: Pretendimet për shkeljen e autonomisë universitare janë të pavërteta

Nga D. V.
266 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 prill, Zhurnal.mk –  Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi se janë hedhur poshtë të gjitha pretendimet, siç i cilësoi ajo, të pavërteta lidhur me pakon e tre ligjeve për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, përfshirë edhe akuzat se do të cenohet autonomia e universiteteve.

Deklaratën e saj, Janevska e bëri gjatë prezantimit të sotëm të zgjidhjeve të reja ligjore në mbledhje të Qeverisë, ku theksoi se procesi i hartimit të ligjeve ka qenë transparent dhe gjithëpërfshirës.

“Procesi i hartimit të ligjeve ishte plotësisht transparent. Përgatitja e zgjidhjeve ligjore nuk është bërë sipas parimit të vitit 2018, kur ligjet u miratuan nga kabineti ministror pa debat publik”, u shpreh Janevska.

Ajo nënvizoi se është me rëndësi që këto zgjidhje të reja të pranohen nga komuniteti akademik, duke shtuar se gjatë përgatitjes së Ligjit për Arsimin e Lartë janë marrë parasysh një numër i madh sugjerimesh nga ekspertë dhe studiues.

Ministrja hodhi poshtë edhe disa pretendime të tjera që kanë qarkulluar në opinion, duke i quajtur ato të pavërteta.

“I mohojmë të gjitha pretendimet e rreme se zgjidhja e re ligjore shkel autonominë, se shteti nuk i paguan profesorët për punime shkencore, apo se vetëm fëmijët e të pasurve do të kenë mundësi të studiojnë. Kjo është një gënjeshtër e madhe”, theksoi Janevska.

Ajo nuk dha detaje shtesë mbi përmbajtjen konkrete të ndryshimeve ligjore, por ritheksoi se qëllimi i tyre është avancimi i sistemit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër