Bastisje në disa qytete, policia ndalon shtatë persona për posedim të lëndëve narkotike

Nga I.A
1,946 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 korrik, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se ka kryer bastisje në disa lokacione të ndryshme, me çka ka ndaluar shtatë persona për posedim të lëndëve narkotike.

“Më 12.07.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.I. (24), M.F. (28), M.K. (28) dhe D.A. (18), të gjithë nga Shkupi, si dhe R.Gj. (20) nga Gjevgjelia, pasi tek ata u gjetën marihuanë dhe thërrmuese”.

“Më 12.07.2026, në orën 19:30, nëpunës policorë të NJPB Prilep, në lagjen “Toçilla” në Prilep, e privuan nga liria. (37) nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet marihuanë”.

“Më 13.07.2026, në orën 02:45, nëpunës policorë të Njësisë Policore Kamenjan, në fsh. Bogovinë, e privuan nga liria B.S. (24), me vendbanim në fsh. Trebosh. Gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh “Golf” me targa të Shkupit, tek B.S. u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe një lëng me ngjyrë kafe”, thonë nga MPB.

Në fund theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të vijojnë parashtresa përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër