VLEN: BDI paturpësisht kundërshton çdo arritje të shqiptarëve

Nga Xh M
1,140 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 18 korrik Zhurnal.mk – BDI-ja opozitare, në luftën e tyre për rikthimin e pushtetit, duket se kanë humbur çdo kompas kombëtar.

Dje u lavdëruan se kanë bllokuar Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, një arritje historike që avancon Marrëveshjen e Ohrit, ndërsa sot dalin edhe kundër rrugës Tetovë-Prizren!

E udhëhequr nga dëshpërimi dhe nihilizmi, Partia e Ali Ahmetit tashmë hapur kundërshton çdo arritje të shqiptarëve, vetëm që mos t’i shkruhen meritat VLEN-it.

Pavarësisht kundërshtimit të tyre, rruga Tetovë-Prizren do të bëhet, ashtu siç po bëhen rruga Shkup-Bllacë dhe Korridori 8.

Projektet që 24 vjet mbetën peng i paaftësisë së BDI-së, VLEN po i lëviz përpara për 24 muaj!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër