BDI: VLEN dështoi, ku janë premtimet pas 2 vjetësh në pushtet?

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 qershor, Zhurnal.mk – Në konferencë për media, zëdhënësja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli Zendeli, akuzoi ashpër koalicionin VLEN (të cilin e quajti “НИШТО”) për “dështim total” pas dy vjetësh në qeverisje.

Sipas BDI-së, pothuajse të gjitha premtimet kryesore të fushatës 2024 mbeten të parealizuara: Kushtetutë e re, njohje e gjuhës shqipe si gjuhë shtetërore, përfaqësim 31.5%, Bankë Shqiptare, aksione prej 10 mijë eurosh, vota e diasporës, Ministria e Diasporës, Akademia Shqiptare e Shkencave e Arteve, gjashtë spitale rajonale, autostrada, hekurudha dhe zona ekonomike.

BDI akuzon gjithashtu dobësim të mekanizmave për mbrojtjen e gjuhës shqipe, shfuqizim të Balancuesit dhe ligje që, sipas saj, minojnë përfaqësimin e shqiptarëve.

Zendeli kërkoi llogari dhe pyeti publikisht: ku janë premtimet dhe rezultatet? BDI përfundoi se shqiptarët meritojnë politikë serioze dhe jo “propagandë dhe marketing elektoral”.

artikuj të ndërlidhura