Tivat, 27 maj Zhurnal.mk – 5 qershori do të jetë mundësia e parë për të diskutuar projektin e kancelarit gjerman për anëtarësimin e shpejtë në BE të vendeve të Ballkanit. 27 krerët e unionit do të mblidhen në Tivat të Malit të Zi ku temë është parashikuar plani i rritjes dhe stabiliteti
Të enjten Brukseli do të japë detaje mbi samitin mbi ballkanin perëndimor. Përmes një konference jo zyrtare pritet të sqarohet jo vetëm agjenda e punës por dhe projektet e hedhura në tryezë për një anëtarësim të përshpejtuar të gjashtë vendeve në BE.
Sipas propozimit të kancelarit gjerman Fridricht Merz vendet mund të marrin statutin e vëzhguesit së bashku me Ukrainën për ti stimuluar në plotësimin e reformave. Po ashtu dhe projektet e zhvillimit pritet të jenë pjesë e diskutimit.
27 krerët e vendeve të unionit do të mblidhen me përfaqësuesit e Ballkanit në Tivat të malit të zi në 5 qershor.
Deri më tani është bërë e ditur se do të ketë dy seanca kryesore sa i përket zgjerimit të Bashkimit Evropian që si temë do të kenë Planin e Rritjes, stabilitetin rajonal, lidhshmërinë dhe përafrimin me standardet evropiane.
Takimi vjen në një kohë kur ka zhvillime të forta për Malin e Zi që është në vijën e finishit sa i përket anëtarësimit dhe Shqipëria që ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve.
Të martën kryeministri Edi Rama ishte në Bruksel ku u mbajt konferenca ndërqeveritare në të cilën u dha nota pozitive për reformat e Tiranës zyrtare.
Frikë nga përhapja e Ebolës/ SHBA forcon kontrollet në aeroporte dhe përgatit izolimin në Kenia
Administrata publike, demokratizimi i institucioneve, drejtësia, prokurimet publike, statistikat dhe kontrolli financiar janë piketat e para që do të konfirmojnë rrugën e Shqipërisë.
