Begaj: Gratë me sakrificat e tyre mbajnë gjallë shpirtin e kombit

Nga Xh M
1,068 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, presidenti Bajram Begaj, përcolli një mesazh urimi dhe vlerësimi për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, i shoqëruar me një këngë kushtuar gjyshes, Begaj theksoi se gratë me sakrificat dhe dashurinë e tyre, mbajnë gjallë shpirtin e familjes dhe kombit shqiptar.

“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave shqiptare! Me forcën, sakrificat dhe dashurinë tuaj, ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit. Respekt dhe mirënjohje për çdo nënë, motër dhe bijë që e bën Shqipërinë më të mirë çdo ditë”, shkruan Begaj.

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas. Kjo ditë e veçantë i kushtohet vlerësimit të rolit dhe kontributit të grave në shoqëri, si dhe reflektimit mbi të drejtat dhe barazinë gjinore. Në Shqipëri festa e gruas është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër