Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Turqisë

Nga D. V.
110 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 17 Prill, Zhurnal.mk – Presidenti Bajram Begaj pranoi letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës së Turqisë në Shqipëri, Barış Ceyhun Erciyes.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dypalësh, atë rajonal, për partneritetin e ngushtë në NATO dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Kreu i Shtetit shprehu vlerësim për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dialogun politik dinamik dhe intensiv, ndërsa theksoi me rëndësi në këtë aspekt edhe thirrjen e Këshillit të tretë të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit brenda këtij viti.

Shqipëria dhe Turqia kanë bashkëpunimin në fusha, si: siguria, mbrojtja, energjia e rinovueshme, ekonomia dhe tregtia, infrastruktura, turizmi e mjedisi, dhe synojnë t’i zgjerojnë ato në të gjitha fushat me rëndësi për të dyja vendet.

Në takimin me ambasadorin turk, Begaj theksoi se “rezultatet konkrete të marrëdhënieve mes dy vendeve kanë shumë rëndësi për të dy shtetet dhe popujt”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër