Begaj pret delegacionin nga Koreja e Jugut: Forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Nga D. V.
740 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti sot në një takim një delegacion të grupit parlamentar të miqësisë Koreja e Jugut-Shqipëri.

Gjatë bisedës më anëtarët e Asamblesë Kombëtare koreane, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e lidhjes ndërparlamentare midis dy vendeve për të forcuar dialogun politik. partneritetet ekonomike, si edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore midis dy vendeve.

Presidenti Begaj përgëzoi deputetet koreanë për kontributin e dhënë përmes grupit parlamentar të miqësisë duke inkurajuar forcimin e këtij bashkëpunimi.

Shkëmbimet në këtë nivel, vlerësoi Presidenti Begaj shërbejnë për forcimin e besimit politik duke hapur dyert për bashkëpunime në fusha të rëndësishme me interes të ndërsjellë midis dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër