Balla pret deputetin britanik Paul Foster: Shkëmbimi i përvojave rrit standardet e përfaqësimit

Nga D. V.
839 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në Kuvend anëtarin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Paul Foster si dhe delegacionin e “Westminster Foundation for Democracy”, ku bënte pjesë edhe ish-deputeti John Grogan.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Komunave, më e rëndësishmja në parlamentin britanik.

“Shkëmbimi i përvojave me Dhomën e Komunave është shumë i dobishëm për rritjen e standardeve të përfaqësimit, forcimin e marrëdhënies zgjedhës i zgjedhur, si dhe përmirësimin e etikës dhe transparencës në detyrën e deputetit”, u shpreh Balla.

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen ndër vite të “Westminster Foundation for Democracy” ndaj Kuvendit të Shqipërisë, duke theksuar se “kontributi i WFD ka qenë i vyer në forcimin e praktikave parlamentare dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në vend”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër