Begaj pret Nuncin e ri Apostolik në Shqipëri: Promovojmë harmoninë fetare

Nga D. V.
678 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidenti Begaj pranoi Letrat Kredenciale të Nuncit të ri Apostolik në Shqipëri, Imzot Mirosław Adamczyk, duke i uruar suksese në përmbushje të misionit të tij diplomatik në vendin tonë.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes palëve, e konfirmuar kjo dhe nga vizitat e nivelit të lartë, teksa u shpreh vullneti i përbashkët për të çuar më tej bashkëpunimin dhe miqësinë midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Kreu i Shtetit theksoi, ndër të tjera, se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Vatikanit shkon përtej raporteve institucionale.

“Arritjet në marrëdhëniet dypalëshe janë një bazë e fortë për intensifikimin e mëtejshëm të lidhjeve tona në të ardhmen, si dhe në promovimin e mëtejshëm të harmonisë fetare”, u shpreh Presidenti Begaj në bisedën me Nuncin Apostolik Mirosłaë Adamczyk.

Duke iu referuar marrëdhënieve shumë të mira të shtetit shqiptar me komunitetin katolik në Shqipëri, Presidenti i Republikës theksoi se një klimë e tillë bashkëpunimi është thelbësore dhe se këto marrëdhënie janë në funksion të kohezionit midis institucioneve publike, atyre fetare, si edhe komunitetit.

Kreu i Shtetit i përcolli Nuncit Apostolik falënderime për qëndrimet e mbajtura nga Vatikani për çështjen shqiptare, veçanërisht ndaj Kosovës, duke rikonfirmuar dëshirën për njohjen e këtij shteti nga selia e Shenjtë si një kontribut për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme në Ballkan.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër