Bekim Sali dhe Muhamed Hoxha diskutojnë sfidat në zbatimin e projekteve IPA në sektorin e mjedisit

Nga B.M
570 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi një takim pune me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ku u diskutua gjendja dhe sfidat në zbatimin e projekteve IPA në sektorin e mjedisit.

Gjatë takimit u konstatua se, pavarësisht mbështetjes financiare të konsiderueshme nga Bashkimi Evropian, disa projekte përballen me sfida serioze, sidomos në absorbimin e fondeve, kapacitetet administrative dhe procedurat e prokurimit publik.

Vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve infrastrukturore kryesore, disa prej të cilave përballen me vonesa, tenderë të pasuksesshëm ose ndërprerje kontratash, duke rrezikuar realizimin në kohë dhe shfrytëzimin e fondeve.

Ministrat ranë dakord se sfida kryesore nuk qëndron te planifikimi apo sigurimi i fondeve, por te zbatimi efektiv i tyre, dhe nënvizuan nevojën për: Forcimin e kapaciteteve administrative, Përmirësimin e menaxhimit të projekteve, Koordinim më efikas ndërinstitucional, Vendosjen e mekanizmave për parandalimin e tenderëve të pasuksesshëm.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e përshpejtimit të reformave në kuadër të Kapitullit 27 dhe përmbushjes së obligimeve nga Agjenda e Reformave, veçanërisht në fushën e politikave klimatike dhe sistemit MRVA.

Zëvendëskryeministri Sali nënvizoi se Ministria për Çështje Evropiane do të vazhdojë të koordinojë dhe monitorojë nga afër zbatimin e reformave, me qëllim shfrytëzimin më efikas të fondeve të Bashkimit Evropian dhe arritjen e rezultateve konkrete për qytetarët.

Sipas tij, ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të menaxhimit të fondeve IPA dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e mjedisit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër