Berisha për “Territorialen”: Të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë

Nga D. V.
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

TIRANË, 31 mars – Partia Demokratike zhvilloi sot një takim të hapur në kuadër të Reformës Territoriale.

Në tryezë ishin të pranishëm kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përfaqësuesit e PD-së në Komisionin e Reformës Territoriale në Kuvend, përfaqësues të Shoqatës së Bashkive, përfaqësues të pushtetit lokal ndër vite ndër vite dhe ekspertë të ndryshëm.

Gjatë fjalës së tij, Berisha propozoi rikthimin e komunave në zonat malore e kodrinore. Berisha tha se rikthimi i komunave është i domosdoshëm ne vende ku jetojnë 1 300 ose 1 500 banorë, duke bërë krahasim me Francën.

“Shqipëria për shkak të këtij relievi ka 18300 kilometra rrugë. Është relievi që i dikton këto. Ndaj dhe ne duhet të kemi dy standarde. Standardi për Shqipërinë malore, kodrinore. Duhet të kthejmë komunat në të gjitha zonat kodrinore e malore ku ekzistojnë një numër i caktuar banorësh. Unë nuk mund të them aty ku nuk ka banorë, se ajo është proces i gjatë i ripopullimit. Por duhet të rikthehen të gjitha zonat kodrinore e malore në të cilat ka 1500 ose 1300 banorë.

“Franca numëron 35 mijë komuna. Franca ka male, por është fusha e Evropës, është bujqësia Evropiane, potenciali më i madh bujqësor i Evropës. Franca ka 36 mijë komuna dhe ka komuna me 1500 banorë. Ndaj dhe ne duhet të rikthejmë me shpejtësi, me përparësi në zonat kodrinore e malore, shërbimet, komunat si thirrja e fundit dhe mundësia e fundit për të mos i përjashtuar ato nga territori i Shqipërisë. Ato po shndërrohen në zona të vdekura, në një kohë kur në vende të tjera ato përbëjnë pasuri mahnitëse, përrallore”, tha Berisha.

Berisha shtoi se zonat malore si ato pas Dajtit deri në Martanesh kanë potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe natyror, por janë të pa aksesueshme.

“Po të shkosh këtu mbrapa Dajtit, gjer në Martanesh, është një nga masivet malore më të bukura të Shqipërisë dhe Europës. Nuk shkon dot kush. Shkojnë ushtarët që bëjnë stërvitje dhe e kanë Bizën si pikën më të përshtatme të stërvitjes, në një kohë kur Biza mund të ishte edhe një nga qendrat më të bukura turistike të kryeqytetit.

“Çfarë del jashtë unaze e destinuar të shkatërrohet. Duhet të marrë fund kjo”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër