Berisha: Rama “fluturon” në Korçë me helikopter pasi u shembën akset rrugore

Nga D. V.
565 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama udhëtoi me helikopter drejt Korçës pasi akset e juglindjes janë shembur.

Sipas Berishës, kjo tregon dështimin e qeverisë në infrastrukturë dhe shkëputjen nga realiteti i qytetarëve.

Aksi rrugor Librazhd-Pogradec është i pakalueshëm për shkak të rrëshqitjes së tokës në zonën e Arrat e Gurrës në fshatin Dragostunjë.

Rruga pësoi edhe sot rrëshqitje pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, duke dëmtuar punimet e kryera dhe duke e bërë segmentin aktualisht të pakalueshëm.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur se janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.

Strukturat shtetërore do të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër