Rruga e Arbrit, gjarpërim i mahnitshëm mes maleve dhe luginave

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Rruga e Arbrit rreth 74 kilometra e gjatë, me disa tunele dhe ura panoramike ku spikat ajo e Vashës jo vetëm ka shkurtuar distancën e udhëtimit nga kryeqyteti në Peshkopi, por edhe u ofron udhëtarëve pamje panoramike të mahnitshme.

Me lartësi maksimale nga niveli i detit mbi 800 metra, rruga përshkon disa nga zonat më të bukura të vendit duke ofruar vështrim shqiponje mbi luginën e Matit e mbi Bulqizë.

Me ngjyrat e vjeshtës pamjet e saj janë vërtet mbresëlënëse sidomos kur merren nga lart, siç janë pamjet që përcolli mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama.

“Pamje nga Rruga e Arbrit siç nuk e keni parë nga lartësitë”, shkroi Rama krahas pamjeve.

Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km dhe konsiderohet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.

Rruga e Arbrit ka afruar qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por njëherësh është edhe një arterie e rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër