Kuvendi diskuton projektligjet e paketës fiskale dhe buxhetin e vitit 2027

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Kuvendi do të zhvillojë sot në orën 10:00, seancën plenare, ku në rendin e ditës janë shqyrtimi në parim i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe i paketës së projektligjeve fiskale.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë pesë projektligje që lidhen me paketën e re fiskale.

Konkretisht, bëhet fjalë për ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, ligjin “Për procedurat tatimore”, ligjin “Për taksat kombëtare” dhe ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”.

Në vijim, do të shqyrtohet në parim projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”.

Një tjetër çështje që do të shqyrtohet është projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për strehimin social”.

Në rendin e ditës është përfshirë edhe projektvendimi për një ndryshim në vendimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër