Sot mot me vranësira dhe reshje shiu

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës në veri të vendit reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave,  shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi 8 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 18 m/s.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër