Berisha tha se kryeministri Rama e ka përjetuar protestën dhe zhvillimet përreth saj si “Vaterlonë politike”

Nga Xh M
746 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 qershor Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot përmes një videomesazhi pas protestës së qytetarëve, rinisë dhe diasporës, duke iu përgjigjur mesazhit të kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se kryeministri Rama e ka përjetuar protestën dhe zhvillimet përreth saj si “Vaterlonë politike”, duke iu referuar në mënyrë figurative disfatës së Napoleonit në betejën e Vaterlosë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se protesta e gjysmë milioni shqiptarëve dhe rrethimi masiv i Kryeministrisë përbënin një moment historik, të cilin Rama e ka përjetuar si një disfatë të rëndë politike.

Sipas Berishës, kryeministri “kërcënoi protestuesit me masakra dhe me përgjakje, me histori vrasjesh e të tjerë”.

“Edi Rama duket se protestës së gjysmë milioni shqiptarëve dhe rrethimit të ngjeshur të mëngjesit, de facto rënien e Bastijës, e ka përjetuar si një fushëbetejë të mbushur me kufoma, kafka, gjymtyrë, plëndës e zorrë njerëzish dhe kuajsh, si Vaterlonë e tij”, tha Berisha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër