Endrit Thaçi me mesazh emocional për ish-krerët e UÇK-së: Kosova ju pret

Nga Xh M
821 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 qershor Zhurnal.mk – Dita ditës po afrohet momenti i shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen në Hagë.

Me këtë rast, Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka bërë një reagim të fuqishëm në rrjetin social Instagram.

Ai ka publikuar një fotografi me babain e tij, duke e shoqëruar me një mesazh ku shpreh bindjen e plotë se çlirimtarët do të kthehen në vendlindje.

“Ka ditë që kalojnë ngadalë kur pret dikë që e do. Por, tani çdo ditë po na ofron më pranë rikthimit tuaj. Me krenari ju presim. Kosova ju pret”, ka shkruar ai në Instastory.

Shpallja e vendimit pritet të bëhet më 20 korrik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër