Berisha: Viti universitar nisi me një përçmim ndaj studentëve, në kampusin e tyre duan të ngrenë kulla

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, u ndal tek politikat e qeverisë ndaj studentëve në nisje të vitit të ri universitar.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se studentët shqiptarë përballen me vështirësi të mëdha, veçanërisht për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe strehimit.

“Studentët shqiptarë janë më të përçmuar në Evropë, më të shpërfillur, më të keqtrajtuar”, deklaroi Berisha.

Berisha tha se në Tiranë po merren masa për reduktimin e hapësirave të kampuseve universitare, me synim ndërtimin e kullave dhe prishjen e godinave ekzistuese.

“Prej kohësh janë marrë masa dhe po bëjnë gjithçka që të sistemojnë sa më pak në kampusin e tyre sepse duan të ndërtojnë kulla dhe t’ua prishin godinat. Dhe imagjinoji ju se çfarë do të thotë të marrë qira ai në Tiranë kur është gjetur se qiraja mesatare është 720 euro”, tha ai.

Sipas Berishës kostot e larta të strehimit rrezikojnë t’i detyrojnë studentët të largohen nga universiteti.

Berisha u ndal edhe tek situata në Gjirokastër, ku theksoi se konvikti i vajzave është shndërruar në strehë për refugjatët.

“Në Gjirokastër ua kanë zënë konviktin, e kanë shndërruar konviktin e vajzave në strehë për refugjatët. Pra, viti i ri shkollor fillon me një përçmim. Asnjë kompensim studentëve për çmimet, të cilat konvertohen në kequshqyerje për ta”, tha ai.

Berisha gjithashtu njoftoi se ditën e enjte në orën 10:00 do të zhvillohet një protestë kombëtare qytetarët.

“Demokrate e demokratë nga Tirana dhe mbarë Shqipëria do jenë në protestën qytetare pa simbole, pa flamuj. Jemi protestë rinore qytetare për një kauzë jashtëzakonisht të madhe”, tha ai.

Kreu i PD tha se do të protestohet kundër reformës territoriale.

“Ftoj bizneset e Tiranës të mbështesin këtë protestë me të gjitha mundësitë e tyre. Është një protestë për çdo shqiptar, është një protestë për Shqipërinë. Nuk është një protestë për këtë apo atë parti”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër