Besimtarët ortodoksë e festojnë Epifaninë – Ujin e Bekuar

Nga admin
387 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 19 janar – Besimtarët ortodoksë sot e festojnë Epifaninë e cila shënohet që nga shekulli i dytë. Në këtë ditë, sipas traditës krishtere, Shën Jovani pagëzuesi e ka pagëzuar Jezu Krishtin në lumin Jordan. Festa quhet edhe Uji i bekuar për shkak të shërbimit të madh në ujë që kisha e kryen në këtë ditë.

Edhe këtë vit do të vazhdojë tradita shekullore e hedhjes së kryqit në ujërat e bekuar. Dioqeza ortodokse e Shkupit pranë KOM-AO do ta organizojë bekimin tradicional të ujërave në lumin Vardar dhe aktin e hedhjes së kryqit.

Празникот Водици (Богојавление) народот го празнува како еден од најголемите христијански празници, зашто на тој ден Исус Христос е крстен од Свети Јован Крстител во реката Јордан. Со тоа на

Siç deklaruan për MIA-n nga Dioqeza e Shkupit, këtë vit janë paraqitur 160 qytetarë të cilët do të tentojnë ta kapin kryqin që do të hidhet në lumin Vardar.

Shënimi i festës do të fillojë në orën 9 me liturgji në kishën e ShënMërisë me të cilën do të shërbejë arqipeshkvi i Kishës ortodokse maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, z.z. Stefani.

Pas përfundimit të liturgjisë, në orën 12:00  z.z.Stefani do ta hedhë kryqin në lumin Vardar.

Sipas besimeve, ai që do ta kapë kryqin, do ta ndjekë fati dhe bekimi tërë vitin. Kapja e kryqit do të thotë bashkim i njeriut me krishtin, ndërkaq besohet se me hedhjen e kryqit, ujërat bëhen të shërueshme.

Në vendin tonë, në pajtim me Ligjin për festat, Epifania – Uji i bekuar është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër