Bilall Kasami në pritjen e BE-së: Vlerat evropiane janë rruga jonë

Nga B.M
823 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 07 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i komunës së Tetovë, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, përcjell Zhurnal.mk.

Përmes një njoftimi publik, Kasami theksoi rëndësinë e vlerave evropiane dhe përkushtimin për integrimin evropian të vendit.

“Çdo 9 maj rifreskojmë angazhimin tonë ndaj vlerave europiane – lirisë, solidaritetit dhe zhvillimit. Bashkimit dhe bashkëpunimit para përçarjes dhe izolimit”, ka deklaruar Bilall Kasami.

Ai shtoi se institucionet lokale do të vazhdojnë të kontribuojnë në ndërtimin e një shteti me standarde evropiane, sundim të ligjit dhe të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët.

“Do të vazhdojmë të japim kontributin tonë në ndërtimin e një vendi me standarde europiane, shtet ligjor, integrim dhe të drejta të barabarta për të gjithë”, theksoi Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër