Tearcë, 19 mars, Zhurnal.mk – Xhirollogaria e Komuna e Tearcës është bllokuar sot për shkak të borxheve të mëdha financiare.
Kryetari i komunës, Daut Memishi, deklaroi se gjendja e krijuar është pasojë e menaxhimit të mëparshëm, duke theksuar se borxhi është trashëguar nga përbërja e kaluar komunale, transmeton zhurnal.mk.
Sipas Memishit, përveç detyrimeve bazë ndaj furnitorëve, situata financiare është përkeqësuar edhe më shumë për shkak të kostove shtesë nga përmbaruesit dhe kamatat e akumuluara ndër vite.
Ai akuzoi ish udhëheqësinë e komunës për qasje të papërgjegjshme në menaxhimin e financave publike, duke shtuar se vendimet e tyre kanë futur komunën në borxhe të konsiderueshme ndaj operatorëve ekonomikë.
Memishi theksoi se tashmë po ndërmerren hapa për stabilizimin e gjendjes financiare dhe zhbllokimin e xhirollogarisë, me qëllim që komuna të rikthehet në funksionim normal dhe të përmbushë obligimet ndaj qytetarëve dhe partnerëve.//Zhurnal
