Tiranë, 14 maj Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht për diskutimet dhe përplasjet e fundit brenda Partisë Socialiste, duke komentuar qëndrimet kritike të Erion Braçes dhe Elisa Spiropalit.
“Unë di që Braçja ka qenë dhe do mbetet ky që është. Nuk mendoj se ka një gjë të re, ai ashtu ka qenë, ashtu do të jetë dhe ashtu duhet të jetë. Ai është ekzaktësisht vetvetja. Nuk ka asgjë për t’u çuditur. Ashtu është ai. Kush përpiqet ta imitojë bën gabim”, tha Rama.
“Do përjashtohet Elisa? Kush thotë hajde këtu më vrit, e thotë ngaqë të do. Nuk duhen marrë literalisht këto gjëra. Janë krejt normale për sa kohë nuk prekin vijën e kuqe. Çdo njeri mund të gabojë. Kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dhe herën e dytë. E treta pastaj e ndan…”, tha Rama.
