Bregu i Liqenit të Ohrit i mbuluar me mbeturina

Nga B.M
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ohër, 10 shkurt – Bregu i Liqenit të Ohrit në Strugë këto ditë është i mbuluar me mbeturina të cilat, sipas dëshmitarëve okularë, janë nxjerrë drejtpërdrejt nga vetë liqeni.

Shishe plastike, qese najloni dhe mbeturina të tjera janë grumbulluar përgjatë vijës bregdetare, duke krijuar një pamje të shëmtuar dhe një kërcënim serioz për mjedisin.

Qytetarët reagojnë se kjo gjendje përsëritet, sidomos pas erërave dhe motit të keq, dhe u bëjnë thirrje institucioneve kompetente për pastrim urgjent dhe ndërmarrjen e masave për mbrojtjen e liqenit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër