Brooklyn Beckham nxiti thashethemet për një grindje të re familjare me një reklamë për Kupën e Botës

Nga D V
750 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Brooklyn Beckham është bërë sërish temë diskutimi në media pas paraqitjes së tij në një reklamë për Kupën e Botës 2026.

Videoja promocionale ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi shumë ndjekës besojnë se komentet e tij me nota humori përmbajnë referenca indirekte ndaj marrëdhënieve të tensionuara me familjen.

Në reklamë, Brooklyn flet për ndjekjen e kampionatit nga shtëpia dhe në një moment thotë se arsyeja është një ‘histori e gjatë’, ndërsa videoja mbyllet me mesazhin: “Është e komplikuar. Së shpejti më shumë”.

Kjo deklaratë ka shtuar menjëherë spekulimet për konfliktin e përfolur brenda familjes Beckham.

Prej muajsh, mediat raportojnë për një krisje në marrëdhëniet mes Brooklynit dhe prindërve të tij, David Beckham dhe Victoria Beckham.

Sipas raportimeve, mosmarrëveshjet lidhen edhe me jetën e tij private dhe martesën me Nicola Peltz.

Dyshimet për një përçarje të vazhdueshme u shtuan edhe më shumë pasi Brooklyn mungoi në ceremoninë e fundit ku David Beckham u nderua me një yll në ‘Hollywood Walk of Fame’.

Në event morën pjesë pothuajse të gjithë anëtarët e familjes, ndërsa mungesa e tij u interpretua si një tjetër shenjë se raportet mes tyre ende nuk janë përmirësuar. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër