Çairi forcon lidhjet me komunat turke, Mexhiti takon Mehmet Tevik Goksun

Nga D. V.
487 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se ka realizuar takim me kryetarin e komunës së Esenlerit nga Stambolli, Mehmet Tevik Goksu.
Sipas njoftimit, në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“Sot, në Komunën e Çairit, pata kënaqësinë të mirëpres kryetarin e Komunës së Esenlerit nga Stambolli, z. Mehmet Tevfik Göksu, në një takim miqësor dhe shumë domethënës për forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe lidhjeve të ndërsjella mes vendeve tona.

Gjatë takimit, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimin lokal, projektet infrastrukturore, kulturën, arsimin, rininë dhe shkëmbimin e përvojave në qeverisjen komunale.

Theksova se Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me komunat mike nga Republika e Turqisë, në funksion të zhvillimit dhe interesit të qytetarëve tanë.
Marrëdhëniet e mira ndërmjet popullit shqiptar dhe atij turk janë të ndërtuara mbi respekt, histori dhe miqësi të sinqertë, ndërsa këto takime i japin një dimension të ri afrimit institucional dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes komunave tona.
E falënderuam kryetarin Göksu për vizitën dhe gatishmërinë për të thelluar komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen, me bindjen se partneritete të tilla sjellin vlerë për qytetarët tanë”, ka shkruar Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër