Çaktivizimi i llogarive në rrjetet sociale, Rama reagon sërish ndaj EDP-së: Aludimi i juaj, i paturpshëm

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me akuzën se qeveria ka mbyllur apo kufizuar 200 faqe në rrjetet sociale të personave të lidhur me protestën.

Duke reaguar ndaj një postimi të Partisë Demokratike Evropiane (Democrats European Democratic Party” ku sipas tyre në Shqipëri janë mbyllur qindra llogari në rrjetet sociale , Rama i konsideron aludimet të paturpshme.

“Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët. Ajo që e urreva ishte aludimi i juaj i paturpshëm vizual, dhe fakti që refuzoni ta trajtoni këtë tregon saktësisht se çfarë lloj demokratësh jeni. Më vjen keq!”, shprehet Rama në rrjetin “X”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër