Chappell Roan tërheq vëmendjen me paraqitjen provokuese në Javën e Modës në Paris

Nga D. V.
748 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja amerikane, Chappell Roan, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në sfilatën e McQueen gjatë Javës së Modës në Paris.

Artistja 28-vjeçare u shfaq me një fustan të zi transparent dhe mjaft provokues, duke mos veshur reçipeta poshtë tij.

Veshja me detaje rrjete zbulonte një tanga të vogël, ndërsa ajo e kompletoi pamjen me çorape të arta, byzylykë të kombinuar dhe vathë të mëdhenj në formë llambadari, shkruan DailyMail.

Flokët e saj të kuqe me kaçurrela i kishte stiluar në mënyrë elegante.

Chappell, emri i vërtetë i së cilës është Kayleigh Rose Amstutz, pozoi për fotografët përpara se të ulej në rreshtin e parë të sfilatës së koleksionit për femra vjeshtë/dimër 2026–2027.

Në të njëjtin event morën pjesë edhe disa emra të njohur si Gabbriette, Noomi Rapace, Sophie Thatcher dhe Daphne Guinness, të cilat gjithashtu tërhoqën vëmendje me paraqitjet e tyre në Javën e Modës në Paris.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër