Shkup, 9 Mars, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut sot ka shprehur protestë ndaj vendimit të qeverisë së Bullgarisë për t’ia ndaluar avokatit maqedonas Toni Menkinovski hyrjen në territorin e vendit anëtar të BE-së.
Menikovski tha se atij i është ndaluar hyrja në Bullgaria për dhjetë vite, duke e penguar kështu atë në punën e tij për të përfaqësuar bashkësinë maqedonase në Bullgaria në proces gjyqësor në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg të Francës.
“Jam shumë i shqetësuar nga ajo që shoh kryesisht, sepse jam i befasuar negativisht nga mënyra se si një shtet anëtar i BE-së e trajton qytetarin tonë, i cili kishte qëllimin e vetëm të mbronte të drejtat e qytetarëve tanë para institucioneve evropiane. Kemi pasur situata të ngjashme me fqinjët tanë të tjerë dhe kemi reaguar përmes kanaleve diplomatike. Masa dhe mekanizmi që do të ndërmarrim do të vendoset brenda kornizës së Ministrisë së Punëve të Jashtme”, tha Muçunski sot në një konferencë për shtyp kur u pyet nga gazetarët për vendimin e qeverisë bullgare.
“Fakti është se një njeri që po bënte punën e tij po sanksionohet. Ai është avokat. Nuk dua të besoj se Bashkimi Evropian do të qëndrojë në anën e veprimeve dhe mekanizmave të tillë retrogradë që vijnë nga fqinji ynë. Detyrimi im si ministër është të shpreh qëndrimin e shtetit, por edhe të gjej një mënyrë për të mbrojtur të drejtat e Menkinovskit”, shtoi ministri.
Ministri Muçunski i “shqetësuar” dhe i “befasuar” që Bullgaria ia ndaloi hyrjen avokatit maqedonas
1,283
Artikulli i mëparshëm
