Clexane në listën pozitive nga 1 korriku: Qytetarët janë të obliguara ta lëshojnë me recetë

Nga Xh M
1,027 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 korrik Zhurnal.mk – Qytetarët që kanë nevojë për ilaçin Clexane prej tashmë mund ta marrin atë me recetë në barnatoret që kanë kontratë me Fondin e Sigurimit Shëndetësor, pasi nga 1 korriku 2026 ky medikament është përfshirë zyrtarisht në listën pozitive të barnave.

Megjithatë, edhe pse vendimi ka hyrë në fuqi, disa qytetarë janë ankuar se në disa barnatore u është refuzuar ilaçi me arsyetimin se ende nuk kanë marrë njoftim nga Fondi për zbatimin e ndryshimit.

Nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor sqarojnë se nuk ka vend për paqartësi dhe se të gjitha barnatoret që kanë marrëveshje me Fondin janë të obliguara ta furnizojnë dhe ta lëshojnë ilaçin për pacientët që plotësojnë kushtet.

“Që nga 1 korriku 2026, ilaçi enoxaparin (Clexane) është pjesë e Listës Pozitive të Barnave dhe mund të furnizohet e të lëshohet në barnatoret private që kanë kontratë me Fondin. Në përputhje me marrëveshjen e lidhur me Fondin, barnatoret janë të detyruara të sigurojnë dhe të lëshojnë barnat për nevojat e personave të siguruar, sipas diagnozave të përcaktuara dhe rregulloreve ligjore”, thuhet në reagimin e FSSH-së.

Me përfshirjen e Clexane në listën pozitive, pacientët nuk do të kenë më nevojë ta blejnë ilaçin me shpenzimet e tyre dhe më pas të kërkojnë rimbursim. Tani ai mund të merret drejtpërdrejt në barnatore me recetë të lëshuar nga mjeku amë.

Clexane ishte paraparë të hynte në listën pozitive që gjatë vitit të kaluar, por procedurat u vonuan për shkak të pengesave teknike dhe administrative.

Kujtojmë se lista pozitive u zgjerua për herë të fundit në vitin 2024, kur u shtuan barna për trajtimin e hipertensionit, sëmundjeve kardiovaskulare, depresionit dhe demencës. Ndërkohë, Qeveria ka paralajmëruar një zgjerim të ri të listës, por ende nuk ka bërë të ditur se kur do të hyjë në fuqi përditësimi i radhës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër