Debat i ashpër në Këshillin Bashkiak të Tiranës për protestën e flamingove, nxirret nga salla anëtarja e Lëvizjes “Bashkë”

Nga Xh M
1,309 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 qershor Zhurnal.mk – Protesta e flamingove, e cila prej tre javësh po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u bë pjesë edhe e diskutimeve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Përfaqësues të opozitës kërkuan që kjo çështje të trajtohej gjatë mbledhjes. Gjatë debatit, anëtarja e Lëvizjes “Bashkë”, Mirela Ruko, pati një përplasje me kryebashkiaken në detyrë të Tiranës, Anuela Ristani.

“Do doja që pjesë e rendit të ditës sot të jenë dhe protesta, të diskutojmë cilat janë shqetësimet e tyre… ka lidhje me ju njerëz që nuk e di nëse jetoni në këtë qytet, që është kthyer në shtëpinë e kukullave të arkitektëve që na kanë shkatërruar komplet mënyrën si jetojmë. Nëse nuk e ke dijeni pse dalin njerëzit në protestë më lejo të të informoj. Pse keni frikë të diskutoni për çështje të cilat shqetësojnë banorët e Tiranës. Zoti Muharremi kur diskutohen çështje të rëndësishme ju shkoni në tualet…”, u shpreh ajo.

Për disa minuta, Ruko e ndërpreu vijimin normal të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Pas disa vërejtjeve nga drejtuesja e seancës, ajo u përjashtua nga salla.

Më pas, mbledhja vijoi me shqyrtimin e rendit të ditës dhe në përfundim u miratuan të gjitha projektvendimet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër