Dëgjuan britmat e dhive, pronarët zbuluan vjedhjen e shtatë kecave nga ferma e tyre në Angli

Nga D. V.
1,468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur një fermë për fëmijë në Kent të Anglisë, ku shtatë keca njëmuajsh u vodhën gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa zona ishte përfshirë nga stuhi dhe përmbytje.

Punonjësit e fermës kuptuan se diçka nuk shkonte kur dëgjuan dhitë “duke thirrur me zë të lartë të vegjlit e tyre”, të cilët kishin humbur pa gjurmë.

Menaxheri i fermës dyshon se hajdutët hoqën një portë për t’i grumbulluar dhe larguar kafshët.

Ferma u ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë në gjetjen e kecave, ndërsa në rrjetet sociale ka marrë qindra mesazhe mbështetjeje dhe oferta për ndihmë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër