Deliu-Kodra pas deklaratës së Rashiqit: Ajo që quhej tradhti, në pushtet u bë vendim i thjeshtë

Nga Xh M
872 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pas deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me 24 hektarë tokë që u kthyen në emër të Manastirit të Deçanit, ka reaguar Blerta Deliu-Kodra e PDK-së.

Ajo ka thënë se çështja që dikur përdorej për dramë politike është realizuar me një vendim të thjeshtë.

“Për vite dëgjuam akuza për “tradhti” për tokën e Manastirit të Deçanit. Sot ministri Nenad Rashiq tregon se si u mor vendimi: Albin Kurti i kishte thënë, ‘Do ta bëjmë, por ta dish, për shkakun tënd.’ Ajo që dikur përdorej për dramë politike, në pushtet u bë një vendim i thjeshtë. Kaq serioze paska qenë gjithë ajo dramë politike”, ka shkruar Deliu-Kodra në Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër